Australia vendosi sot pezullimin e planit të saj për të rihapur kufijtë për studentët dhe punëtorët e kualifikuar, duke përmendur paqartësitë që ende rrethojnë rrezikshmërinë dhe transmetueshmërinë e variantit Omicron.
“Rihapja nuk do të bëhet më 1 dhjetor siç ishte planifikuar”, njoftoi kryeministri Scott Morrison.
Kufijtë e ishullit-kontinent kanë qenë të mbyllura për shumicën e joshtetasve për më shumë se 20 muaj, duke rezultuar në mungesë të fuqisë punëtore dhe duke tensionuar sektorin jetik të turizmit.
Morrison e quajti shtyrjen si “të nevojshme dhe të përkohshme”. /atsh