Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Australia blen armë me rreze të gjatë veprimi me vlerë 4,7 miliardë...

Australia blen armë me rreze të gjatë veprimi me vlerë 4,7 miliardë dollarë

Pat Conroy

Qeveria australiane njoftoi se po forcon aftësitë e saj të mbrojtjes detare me rreze të gjatë përmes blerjes së dy sistemeve të armëve amerikane – me vlerë 7 miliardë dollarëve Australianë (4,7 miliardë dollarë amerikanë)

“Blerja e “Standard Missile 2 Block IIIC” (SM-2 IIIC) dhe “Standard Missile-6″ (SM-6) do t’i japë vendit aftësi mbrojtëse të përmirësuara në mënyrë të konsiderueshme kundër kërcënimeve raketore”, sipas një deklarate.

Marina Australiane do të ketë një aftësi terminale të mbrojtjes raketore balistike – për herë të parë. Kjo do ta lejojë atë të sulmojë raketat balistike në fazën e tyre terminale ose zbritëse.

“Të dy sistemet do të vendosen në mënyrë progresive nëpër shkatërruesit e klasës “Hobart” të Australisë dhe më vonë në fregatat e klasës “Hunter”, tha qeveria e Kanberrës.

Marina së fundmi përfundoi me sukses një gjuajtje provë të SM-6 nga HMAS Sydney. Raketat u zhvilluan dhe u prodhuan nga mbrojtja amerikane Raytheon, e cila është pjesë e konglomeratit të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes RTX.

“Të dy sistemet do të rrisin aftësitë mbrojtëse të marinës – për të mbrojtur australianët dhe interesat e tyre”, tha zëvendëskryeministri Richard Marles.

“Australia përballet me mjedisin më kompleks gjeo-strategjik që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Pat Conroy, ministri për Industrinë e Mbrojtjes dhe Ofrimin e Kapaciteteve. Ai vuri në dukje se Australia është vendi i parë – përveç SHBA-së, që gjuan raketa SM-6.

Exit mobile version