Policia në Melburn të Australisë ndërhyri me gaz kundër mijëra demonstruesve të cilët protestonin kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas “9 News”, rreth 3 mijë persona morën pjesë në protestën me sloganin “Palestina e Lirë” në Melburn.
Policia, e cila erdhi në zonë për të shpërndarë demonstruesit, ndërhyri me gaz lotsjellës kundër mbështetësve pro-palestinezë të mbledhur në qendër të qytetit. Gjatë aksionit ka patur përleshje mes policisë dhe protestuesve.
Duke folur për mediat lokale, presidenti i Rrjetit Australian për të Drejtat Palestineze, Nasser Mashni deklaroi se gazi piper është përdorur përpara se të shpërthejnë tensionet mes policisë dhe protestuesve.
“Jam shumë i zhgënjyer nga policia që vendosi të përdorë gaz kundër mijëra protestuesve paqësorë që marshonin për drejtësi në Palestinë”, tha Mashni.
– Janë thyer dritaret e Konsullatës Amerikane në Sidnej
Më tej thuhet se janë thyer 9 xhamat e Konsullatës Amerikane në Sidnej. Policia e shtetit të Uellsit të Ri Jugor tha se një trekëndësh i përmbysur, një simbol i përdorur nga mbështetësit pro-palestinezë, ishte vizatuar me bojë të kuqe në dyert e hyrjes së Konsullatës.
Policia e cila ka ekzaminuar pamjet e kamerës së konsullatës ka deklaruar se aksioni është kryer nga një person i panjohur i veshur me kapuç dhe maskë. Policia njoftoi se ka nisur hetimet për kapjen e autorit të ngjarjes.
Kryeministri australian, Anthony Albanese dënoi incidentin në një konferencë për media mëngjesin e sotëm dhe bëri thirrje për “debat dhe diskurs politik të respektueshëm”.
Melbourne’s support for Palestine has been unparalleled since day one. The love and support from every single person is palpable, giving you goosebumps. pic.twitter.com/QcrPCsgcT8
— Robert Martin 🇵🇸 (@Robert_Martin72) June 9, 2024