Njoftohet se është vënë në shitje zona ku ndodhet një kishë dhe varreza historike në shtetin australian të Australisë Jugore, transmeton Anadolu.
Sipas ABC News, Kisha Bald Hills dhe varreza e saj, të ndërtuara në vitet 1850 pranë qytetit Victor Harbor, janë ndër “trashëgimitë lokale” në rajon.
Pronari i zonës nxori në shitje zonën ku ndodhet kisha dhe varreza, duke u shprehur se po kërkonin “personin e duhur” për të menaxhuar zonën e trashëgimisë lokale.
Çmimi për kishën historike, me vetëm muret e saj në këmbë, vlerësohet nga 370 mijë deri në 400 mijë dollarë australianë.