Audi në rënie të lirë, bien për 53 % shitjen në Evropë

Audi po vazhdon t’i vuaj pasojat pas problemeve që pati me sistemin e emetimit të gazrave.

Ky problem bëri që kësaj kompanie t’i bie edhe shitja në krahasim me vitin e kaluar. Në muajin tetor u shënua një statistikë negative në krahasim me ato të vitit të kaluar.

Audi nuk shiti më shumë se gjysma e asaj që shiti gjatë vitit 2017, shkruan spiegel.de.

Në gjithë botën u shitën gjithsejt 117.600, apo minus 26 përqind.

Por vetën në Europë nuk arriti një përqindje më të madhe se 32.000 vetura, apo minus 53 përqind më pak se viti paraprak.

Konkurrenti i Audi, prodhuesi nga Ingolstadt i Gjermanisë Volkswagen, shënooi rritje nga 34 në 70 përqind.