Prodhuesi gjerman Audi ka njoftuar se do të “mbajë” modelet me pesë cilindra në versionin e tij RS dhe tha se RS1 (me katër cilindra) nuk do të prodhohet.
Audi tashmë ka njoftuar se ata do të bëjnë versionin SUV të edicionit RS, por që ata patjetër që kanë thënë “jo” për modelin që do të donin shumë entuziastë – RS1 Sportback.
Një nga drejtorët e Audi, Julius Dibah, tha në një intervistë për Autocar se motorët me pesë cilindra 2.5 do të mbeten në “formacionin” e Audi RS.
Vendimi i tyre për të hequr dorë nga versioni “shkoni sa më shpejt” nuk do të thotë që ata nuk do të riparojnë dhe azhurnojnë pak seri A1, tha Dibah, kështu që do të shohim se çfarë Audi ka menduar të bëjë për klientët e vet./tch