Ballina Auto Audi-A e parë elektrike, mund të mbushet edhe në shtëpi

Audi-A e parë elektrike, mund të mbushet edhe në shtëpi

Audi do të bashkohet me Amazon për të shitur dhe instaluar sisteme të mbushjes së veturave në shtëpi për blerësit e e-tron.

Marka luksoze gjermane, Audi, prezantoi makinën e parë elektrike dhe theksoi një marrëveshje me Amazon për të lehtësuar mbushjen e kësaj veture. Audi e-tron, i kategorisë SUV, do të nisë shitjen në SHBA vitin e ardhshëm me një çmim prej 75,795 dollarë. Kjo është një prej disa veturave elektrike që priten nga markat e Volkswagen, ndërkohë që marka të tjera premium në Evropë përfshirë Daimler, BMW, Volvo dhe Land Rover kanë lajmëruar modelet e tyre.

Shumë prodhues kërkojnë të zgjerojnë tregun e makinave elektrike të luksit dhe t’i bëjnë konkurrencë Tesla, që e ka pasur rrugën e lirë deri më tani, shkruan ‘scan’. “Kërkoj që Audi të jetë shitësi numër 1 i makinave elektrike në Amerikë në terma afatgjatë”, tha presidenti i firmës në SHBA, Scott Keogh.

Kreu i Tesla, Elon Musk, zhvilloi një event të SpaceX në Los Anxhelos, në të njëjtën kohë kur Audi prezantonte makinën e re, përcjell albinfo.ch. Audi dhe kompania zotëruese Volkswagen, po përdorin prezantimin e e-tron, për të krijuar epërsi në mbushjen e baterive.

Audi do të bashkohet me Amazon për të shitur dhe instaluar sisteme të mbushjes së veturave në shtëpi për blerësit e e-tron. Amazon do të dërgojë pajisjet dhe punësojë elektricistë që t’i instalojnë nëpërmjet Shërbimit në Shtëpi të Amazon.

Partneriteti i Amazon me Audi për të ofruar sisteme të mbushjes në shtëpi përbën herën e parë që kompania e shitjeve online nis ujdi me prodhues të veturave. Audi bëri të ditur se stacionet e mbushjes në shtëpi do të kushtojnë rreth 1,000 dollarë, në varësi të sistemit elektrik të shtëpive.

Exit mobile version