Progresi aktual i valës së pestë të COVID-19 në Francë është marramendëse, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.
“Kjo valë e pestë, ka nisur në mënyrë marramendëse”, tha Sekretari i Shtetit për disa medie.
Mesatarisht i llogaritur në shtatë ditë, numri i rasteve ditore është pothuajse dyfishuar në një javë: të shtunën ishte 17 153, kundrejt 9 458 të shtunës së mëparshme.
Dhe kjo rritje është eksponenciale.
“Por si në valët e mëparshme, çështja është nëse kjo rritje e infeksioneve do të çojë në një fluks masiv në spitale”, tha Attal.
Të shtunën, 7 974 pacientë Covid u shtruan në spital, përfshirë 1 333 në shërbimet e kujdesit kritik, kundrejt përkatësisht 6 500 dhe 1 000 një muaj më parë.
Pothuajse 75% e popullsisë totale është vaksinuar plotësisht në Francë.
Një dozë e tretë e vaksinës ofrohet aktualisht në Francë për personat mbi 65 vjeç dhe ata në rrezik për forma të rënda të sëmundjes dhe, nga 1 dhjetori, do të jetë e disponueshme edhe për personat 50-64 vjeç. /atsh