Klubi spanjoll po insiston në transferimin e sulmuesit të Chelseat.
Diego Costa nuk pritet që të luajë më me Chelsean e Antonio Contes dhe largimi i tij nga ‘Blutë’ duket i pashmangshëm.
Për sulmuesin spanjoll është duke u interesuar ish-skuadra e tij, Atletico Madrid që e do në ekip qysh në muajin janar, transmeton KosovaPress.
Oferta totale e Atleticos shkon deri në 65 milionë euro për Chelsean, kurse sipas gazetës Marca, ‘Los Colchoneros’, fillimisht do të paguajnë 55 milionë e më pas 10 të tjera në formë të bonuseve.
Chelsea pritet ta pranojë këtë ofertë duke mos dashur që ta zgjasë më shumë çështjen e pazgjidhur të Costas.