Atletico në bisedime për Costa

Diego Costa është afër kalimit tek Atletico Madrid pasi skuadra është në bisedime me Chelsea për të riblerë sulmuesin për 50 milionë euro.

Sulmuesi nuk i është bashkuar skuadrës që nga pushimet verore dhe ka kritikuar publikisht klubin për mënyrën e trajtimit të tij, transmeton Klan Kosova.

Një kthim tek Atletico do të ishte destinacioni i preferuar i tij dhe me mënyrën si kanë shkuar deri tani bisedimet, duket shumë i mundur.