Atletico Madrid pëson humbje në La Liga

Skuadra e Atletico Madrid pëson humbje në La Liga pas një kohe të gjatë.

Ekipi i Diego Simeones ka pësuar humbje në shtëpi 0-2 ndaj Levantes, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Morales në minutën e 30’të dhe de Frutos në minutën e 95+.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti lojtari shqiptar, Enis Bardhi.

Kjo ishte humbja e dytë e Atleticos në këtë sezon në La Liga. Me këto tri pikë të lëshuara, Atletico mbetët në pozitën e parë me 55 pikë, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Real Madrid.