Atletico Madrid mposht Milanin

Atletico Madrid në fundin e takimit ka arkëtuar pikët e plota në “San Siro” ndaj AC Milanit.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku përfundoi me rezultat 1 – 2, në të mirë të “Los Rijoblancos”, shkruan lajmi.net.

Rafael Leao kaloi Milanin në epërsi me një gol të bukur pas një asistimi nga Brahim Diaz (20′).

Por, gjërat për Milanin u vështirësuan kur Franck Kessie u ndëshkua me të kuq (20′).Pavarësisht që ishin me një lojtar më shumë, Atletico nuk barazoi deri në fundin e takimit.

Ishte Antoine Griezmann që shënoi për 1- 1 pas një asistimi nga Lodi (84′).Kur mendohej se do mbyllej ndeshja me këtë rezultat, u akordua penallti për Atleticon, të cilen e konkretizoi në gol Luis Suarez (90+6).

Tani, Atletico renditët në pozitën e dytë me katër pikë, derisa Milan në fund pa pikë.