Atletico Madridi e ka eliminuar Real Madridin nga Kupa e Mbretit dhe i është revanshuar për disfatën e thellë në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Atletico të enjten në stadiumin “Metropolitano” fitoi me rezultatin 4:2 dhe ka avancuar në çerekfinale të garës.
Fituesi u përcaktua në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll 2:2.
Samuel Lino shënoi në minutën e 39-të për vendësit.
Portieri i Atleticos, Jan Oblak, realizoi autogol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Alvaro Morata e ktheu epërsinë e Atleticos në minutën e 57-të.
Për Moratan ishte goli i gjashtë në 11-të ndeshje kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Sulmuesi i Realit, Joselu, i cili hyri në lojë në minutën e 82-të, realizoi me kokë nga afërsia për 2:2.
Në minutën e 100-të të ndeshjes, Antoine Griezmann, shënoi për 3:2 dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Atletico në çerekfinale i është bashkuar Barcelonës, Athletic Bilbaos, Sevillas, Celta Vigos, Real Sociedadit, Gironas dhe Mallorcas.