Atleti turk Fatih Arda İpcioğlu hyri në histori si atleti i parë turk që garoi në finalet e Kampionatit Botëror të Kërcimit me Ski të mbajtur në Slloveni.
Sipas deklaratës së Federatës Turke të Skive, Fatih Arda ka kaluar në finale në kampionatin e organizuar në Qendrën e Skive në Planicë duke përfunduar raundin final ku morën pjesë 50 sportistë, në vendin e 21-të me kërcim 93 metra dhe 120.1 pikë.
Në finale, skiatori me yllin e gjysmëhënës e përfundoi garën në vendin e 29-të me një kërcim prej 87 metrash dhe gjithsej 220.8 pikë.
Duke e uruar sportistin kombëtar për suksesin e tij, Ali Oto, President i Federatës Turke të Skive e përgëzoi sportistin që garoi në finale në një organizim kaq të madh.
🇹🇷Dünya Şampiyonası Eleme Atlayışı🚀
(Türkiyede Depremden etkilenen herkese armağan olsun) ✊🏼#UçanTürk #FatihArdaİpcioğlu pic.twitter.com/LnPfED0Wmt— Fatih Arda İpcioğlu 🇹🇷(Uçan TÜRK)🚀 (@ArdaIpcioglu) February 24, 2023