Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1.429 gjoba për mospajisje me arkë fiskale dhe moslëshim të kuponit fiskal te 62 kompani të transportit ndërkombëtar.
‘’Të gjitha këto aktivitete janë duke u ndërmarr në kuadër të Planit Operativ të Veprimit për periudhën korrik – shtator 2021, i cili është duke trajtuar edhe sektorë te tjera dhe gjatë ditëve në vijim do të inspektoj sektorët të cilët gjatë kësaj sezone kanë aktivitete të shumëfishuara dhe gjendja e tyre në relacion me obligimet tatimore nuk është ne nivelin e duhur’’, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Gjobat janë përcjell për procedim në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative. /koha