Athletic Bilbao ka shënuar fitore ndaj Real Madridit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 16-të të La Liga.
Baskët e nisën ndeshjen me një rast për gol nga Nico Williams, ndërsa mbretërit shënuan me Kylian Mbappe, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në fundin e pjesës së parë, Inaki Williams tentoi të shënojë, por që Thibaut Cuutois ishte në vend.
Me të filluar pjesa e dytë, Alex Berenguer arriti të zhbllokojë ndeshjen, duke gjetur rrjetën për 1-0 në minutën e 53-të.
Real Madridi fitoi penallti në minutën e 67-të, ndërsa nga pika e bardhë gjuajti Kylian Mbappe, por goditja e tij u prit nga Julen Agirrezabala.
Shifrat u barazuan në minutën e 78-të, kur Jude Bellingham shënoi për 1-1.
Por epërsia e mbretërve nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi që Gorka Guruzeta gjeti rrjetën për 2-1.
Gjyqtari në kohën shtesë akordoi edhe gjashtë minuta, që nuk i mjaftuan Real Madridit që të shmangte humbjen.
Me këtë humbje, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 33 pikë, katër më pak se Barcelona, ndërsa Athletic Bilbao tani ka 29 pikë në vendin e katërt.