Është hapur në Athinë xhamia Fethiye. E krijuar nga sulltan Mehmet Ngadhënjimtari, pas fitores mbi Konstandinopojë, ajo është përdorur deri në vitin 2010 si magazinë për artefakte antike, e kohëve të fundit edhe si muze.
Por me ndërmjetësimin e Turqisë, pas ardhjes në pushtet te kryeministrit grek Aleksis Tsipras, u vendos rikonstruksioni i saj dhe përdorimi për aktivitete kulturore dhe për vizitorë.
Nuk dihet nëse në të ardhmen do të përdoret për nevojat e besimtarëve musliman në Greqi, të cilët janë në rritje. /MESAZHI/