Atentat në Kamëz, vritet një 48-vjeçar

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në Kamëz, afër Tiranës.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz, shkruan TCh.

Paraprakisht dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit