Ateizmi është ideja më e rrezikshme për racën njerëzore!

Hoxhë Halil Avdulli

Sepse ateizmi – nëse nuk e kundërshton vetveten dhe e çon rrugën e tij deri në fund – do të jetë medoemos armiqësor ndaj njeriut, për aq kohë që referencën morale e ka bërë referencë materiale, referencë kjo që është përcaktuar në epokën moderne nga rregulli “mbijetesa i takon më të fortit” e promovuar nga Darvinizmi.

Nuk ka dyshim se kjo referencë materialiste do të çojë në tortura njerëzore dhe shkelje të të drejtave të tyre, siç ndodhi në Luftën e Dytë Botërore dhe tragjeditë e kolonializmit që ishin vetëm një rezultat i natyrshëm i kësaj doktrine të rrezikshme, siç thanë shumë shkrimtarë dhe filozofë perëndimorë.

Qëndrimi ynë për ateizmin nuk është aspak personal ndaj ateistëve, as nuk është kufizim i lirisë së besimit dhe të mendimit, siç nuk është asnjë mënyrë nxitje kundër tyre, por është një qëndrim etik dhe vetëdijesues ndaj një ideje që është e rrezikshme për njerëzimi nëse veç pëson ndryshime gjate rrugës!.

Hoxhë Halil Avdulli