Një emision televiziv në Egjipt përfundoi sic nuk ishte menduar, për arsye se njëri nga panelistët nisi të shfaqë bindjet e tij ateiste në emisionin televiziv.
I ftuar në panel së bashku me një imam, djali i ri nisi të flasë për mosekzistencën e Zotit, gjë që shkaktoi reagime të qeta nga ana e imamit, por nuk qëndroi e njëjta gjë edhe te moderatori i emisionit.
Ai e ndërpreu emisionin duke e kritikuar rëndë të ftuarin, dhe duke u kërkuar falje publikut për shqetësimin që u ka shkaktuar popullit kryesisht mysliman. /MESAZHI/