Atdhe Nuhiu vendos të luajë për Kosovën

Sulmuesi shtatlartë, Atdhe Nuhiu, ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmin për vendimin e 27-vjeçarit e ka bërë të ditur të hënën trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Muharrem Sahiti, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri Sahiti ka thënë se Nuhiu të hënën ka qëndruar në Prishtinë kur edhe ka nisur procedurat për pajisje me pasaportë të Kosovës. Nuhiu i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e ekipit U-21 të Austrisë. Për ekipin Shpresa të Austrisë ka shënuar shtatë gola në 13 ndeshje. Ai është lojtari i dytë me shtetësi austriake pas Sinan Bytyqit, që vendos të luajë për Kosovën.