Drejtuesit e skuadrës së Atalantas, tashmë i kanë caktuar çmimin mesfushorit holandez, Teun Koopmeiners.
Për ta lënë të lirë në verë 26-vjeçarin, Atalanta po kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e tij, ka njoftuar të enjten “Tuttosport”.
Mësohet se Atalanta ka marrë këtë vendim pas interesimit të madh të Juventusit për shërbimet e Koopmeinersit. Juventusi po synon ta transferoj këtë verë holandezin dhe për kartonin e tij ishte gati të paguante deri 40 milionë euro.
Krahas Juventusit, interesim për Koopmeinersin kanë treguar edhe disa skuadra nga Premier League.
Koopmeiners ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 4 herë në 30 paraqitje në të gjitha garat.