Atalanta befason Liverpoolin dhe hap “luftën” në grupin D

Atalanta ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në ‘Anfield Road’, duke e mundur 0-2 me Liverpoolin, për të hapur garën në grupin D, shkruan lajmi.net.

U desh të pritej deri në minutën e 60’, për golin e parë në këtë ndeshje, të shënuar nga Josip Ilicic, që kaloi në epërsi 0-1 Atalantën.

Robin Gosens në minutën e 64’, shënoi për 0-2.

Me këtë fitore, Atalanta numëron shtatë pikë, aq sa ka edhe Ajax i vendit të dytë, ndërsa Liverpool me nëntë pikë, kryeson në grup.