“Ata që shqetësohen nga rihapja e Ajasofjes si xhami, shqetësohen nga rritja e rolit të Turqisë”

Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ahmed Raissouni tha se ata që shqetësohen nga rihapja e Xhamisë së Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi), shqetësohen nga rritja e rolit të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raissouni në deklaratën e tij të publikuar nga rrjeti social i Unionit tha se rihapja për faljen e namazit të Xhamisë Ajasofja ka përfitime për Turqinë, fenë islame dhe botën krishtere.

Ai vuri në dukje se nga rihapja e Ajasofjes si xhami duhet të merren mësime.

Raissouni theksoi se kjo gjendje tregon se Turqia sërish ka marrë sovranitetin e plotë mbi tokat dhe institucionet e saj, duke e cilësuar këtë hap si “shenjë e një transformimi fetar në të gjithë botën”.

“Shkaku se disa qarqe janë të shqetësuar nga hapja e Ajasofjes për faljen e namazit është politike, ideologjike. Veçanërisht shqetësohen nga rritja e rolit të Turqisë”, tha ai.

Ai shprehu kënaqësinë nga ky hap, i cili sipas tij, është shenjë e disa ndryshimeve pozitive për lirimin e Mesxhid-i Aksasë.