Ata që ngrinë zërin, shpesh mbyten në frikën e tyre…

Vehbi Zeqiri

Ata që ngrinë zërin, shpesh mbyten në frikën e tyre…
…sepse tingulli i lartë është jehona e pasigurisë së tyre.
Në aspektin psikologjik, ngritja e zërit dhe reagimi i tepërt shpesh shërbejnë si mekanizma mbrojtës për të maskuar ndjenjat e brendshme të pasigurisë dhe frikës.
Sipas studimeve të psikologjisë sociale dhe sjelljes, individët që kanë frikë ose ndihen të pasigurt janë më të prirur të reagojnë me agresivitet verbal për të ruajtur një iluzion të kontrollit apo superioritetit.
Mjafton të analizoni sjelljet e njerëzve që njihni dhe shpesh ngritin zërin – shumë lehtë do të zbuloni se, në thelb, janë frikacakë dhe të pasigurt.
Prandaj, mos lejoni që këta individë të ju mashtrojnë me zërat e tyre të lartë.
Njerëzit që janë të fortë dhe që ndihen të mbështetur, asnjëherë nuk kanë nevojë të ngritin zërin… sepse ata nuk kanë nevojë për ‘kamuflazh’ për të fshehur pasigurinë e tyre.
Thënia e strategut të njohur të luftës, Sun Tzu, na jep një mësim të vyer:
‘Kur je i fortë, paraqitu i dobët; kur je i dobët, paraqitu i fortë.’

 

Vehbi Zeqiri
Me përvojë prej më shumë se 30 vite në pozita udhëheqëse