Myslimanët londinez që ishin zgjuar për të ngrënë syfyr u kanë ndihmuar të prekurve nga zjarri i tmerrshëm që përfshiu Grenfell Tower.
Banorët kanë thënë se nuk i kanë dëgjuar alarmet e zjarrit kur ai përfshiu bllokun e kullave 24-katëshe në Londrën Perëndimore.
Megjithatë, ata u njoftuan për zjarrin nga banorët e tjerë, disa prej të cilëve ishin muslimanë të cilët ishin të zgjuar herët për të ngrënë syfyrin.
Zjarri shpërtheu jo shumë kohë pas mesnatës, kohë kur shumë njerëz që jetonin brenda ndërtesës ishin në gjumë.
Muslimanët ishin të parët që u shfaqën vendngjarje dhe i ndihmuan të tjerët që të evakuohen.
Andre Barroso, 33 vjeç, i tha The Independent: “Muslimanët patën një rol të madh në shpëtimin e shumë njerëzve.
“Shumica e njerëzve që i pashë ishin fqinj musliman, dhe ata gjithashtu u kanë siguruar të prekurve ushqim dhe rroba”.
Por nuk ishin vetëm muslimanët ata që ndihmuan të pranishmit. Shumë njerëz kanë dalë në rrugë për të dhuruar ujë, ushqim dhe veshjmbathje. Disa prej tyre u strehuan edhe në kishën e afërt të Saint Clement. /MESAZHI/