Ata që e hodhën Jusufin në pus dhe e dëbuan Muhamedin nga Meka, sot po veprojnë njësoj ndaj myslimanëve në Palestinë

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Spiralja e gjenocidit në Palestinë

A janë, në fakt, disa prej arabëve (me përjashtime të pakta) – ata që sot identifikohen si “mbështetës të Palestinës” – të njëjtët që dikur i braktisën profetët dhe i tradhtuan ata?.

Prandaj, disa nga liderët arabë, palaçot e sotëm, apo vendet që vetëm pretendojnë se mbështesin Palestinën, duken njësoj si ata hipokritë të dikurshëm – ata që dëbuan Profetin Muhamed nga Meka ose e hodhën Jusufin në pus për ta zhdukur.

Disa regjime arabe po mbajnë një qëndrim kontradiktor ndaj çështjes palestineze, nga frika se një sukses i myslimanëve atje mund të bëhet frymëzim për popujt që këto regjime i shtypin – dhe t’i nxisë ata drejt revolucionit dhe kërkesës për liri më të madhe. Ndërkohë, pjesa dërrmuese e shoqërisë arabe është e pikëlluar për atë që po ndodh në Palestinë, por ndihen duarlidhur për të ndihmuar më shumë.

Përgjigja që na lë pa fjalë:

Në të vërtetë, mund të argumentohet se disa nga liderët që sot identifikohen si mbështetës të Palestinës – duke bërë lutje mortore në ceremoni dhe parada mediatike – na kujtojnë ata që i mashtruan dhe i tradhtuan profetët në të kaluarën. Me fjalë të tjera, ata ngjajnë më shumë me njerëzit ziliqarë dhe hipokritë të së kaluarës sesa me pasuesit e vërtetë të tyre.

Thonë se koha shëron plagët, por këto plagë në zemrën e qytetit të tretë më të shenjtë për myslimanët duket se do të përfshijnë mbarë Lindjen e Mesme – në krye të së cilës ka mbetur një Turqi e vetmuar, përballë një pakti paqeje tashmë të vdekur nga ana e shteteve të ashtuquajtura “demonkratike”.


Prof. Dr. Rrahman Ferizi