Asus Zenfone 4 debuton gjatë muajit gusht

Sipas një raporti të ri nga Tajvani thuhet se Asus Zenfone 4 do të zyrtarizohet në gusht. Në mënyrë të veçantë, raporti thotë se seria e re – e cila përfshin gjithashtu Zenfone 4 Pro, 4 Selfie dhe 4V – do të bëhet zyrtare në Tajvan më 17 gusht.

Kjo mund të mos jetë hera e parë që po dëgjojmë për zbulimin gjatë muajit gusht për serinë Zenfone 4 në Tajvan, por informacioni i datës (17 gusht) – duke supozuar se është origjinal – është sigurisht i ri.

Për ata që nuk janë në dijeni, një anëtar i serisë – Zenfone 4 Max – tashmë është bërë zyrtar prej kompanisë. Dhe seria ka të ngjarë të bëjë debutimin e saj evropian në shtator./Mesazhi/