Edhe pse Dual RTX 4060 Ti është një kartë grafike PCIe 4.0, mund të operojë SSD-në në shpejtësi PCIe 5.0 ndërsa pllaka amë dhe NMVe e mbështetin.
Kur u shfaqën kartat e para grafike me një fole për NVMe M.2 në fillim të vitit, qëllimi i tyre ishte i paqartë fillimisht.
Karta e re grafike Dual GeForce RTX 4060 Ti SSD duket dhe sillet si një kartë grafike e segmentit të mesëm në arkitekturën Ada Lovelace të Nvidia.
Megjithatë porta e integruar M.2 shfrytëzon komponentin në fjalë për të përmirësuar performancën SSD dhe mbështetur harduerët e tjerë.
Implementimi i saj është i mundur duke qenë se karta grafike përdor vetëm 8 nga 16 linjat PCIe që ka në shfrytëzim. Linjat e ngelura, që kartat grafike të segmentit të lartë ka nevojë për ta që të ofrojë performancën maksimale, tek segmenti i mesëm siç është RTX 4060 Ti përdoren për portën M.2.
Kështu përdoruesit shfrytëzojnë të gjithë kapacitetin e pllakës amë sidomos në rastet kur portat NVMe SSD mund të jenë të kufizuara.
Edhe pse Dual RTX 4060 Ti është një kartë grafike PCIe 4.0, mund të operojë SSD-në në shpejtësi PCIe 5.0 ndërsa pllaka amë dhe NMVe e mbështetin.
Asus ka demonstruar shpejtësi lexim/shkrim rreth 12GB/s. Për të arritur këtë performancë, SSD PCIe 5.0 kërkojnë ftohës të mëdhenj ndërsa kompania demonstroi se duke përdorur ftohësin e kartës grafike, NVMe ruan temperaturën stabile prej 50 gradë celsius.