AstraZeneca kundërshton shqetësimet rreth vaksinës COVID-19

AstraZeneca (AZN.L) tha të dielën vaksina e saj COVID-19 nuk përmban përbërës të derrit, duke kundërshtuar një pohim në Indonezi, kombi më i populluar musliman në botë, që ilaçi shkel ligjin Islam.

Këshilli më i lartë musliman në Indonezi, Këshilli i Ulemave të Indonezisë, tha në faqen e tyre të internetit të premten se vaksina është “haram” sepse procesi i prodhimit përdor “trypsin nga pankreasi i mishit të derrit”.

Megjithatë, këshilli miratoi vaksinën AstraZeneca për përdorim duke pasur parasysh urgjencën pandemike.

Por drejtori i AstraZeneca nëIndonezi Rizman Abudaeri tha në një deklaratë: “Në të gjitha fazat e procesit të prodhimit, kjo vaksinë e vektorit të virusit nuk përdor dhe as nuk bie në kontakt me produkte të derrit ose produkte të tjerë të kafshëve”.

Këshilli dhe agjencia e ushqimit dhe barnave të vendit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

Autoritetet indoneziane të premten miratuan përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi shqyrtuan raportet se ajo kishte shkaktuar mpiksje gjaku në mesin e disa të injektuarve në Evropë.

Indonezia po përballet me një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në Azi – me 1,455,788 raste dhe 39,447 vdekje. / Mesazhi.com