Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar vendeve të mos i ndërpresin vaksinimet me vaksinën Oxford-AstraZeneca, pasi disa vende kryesore të Evropës pezulluan vaksinimet me të.
Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja iu bashkuan disa vendeve tjera që pezulluan këtë vaksinë si masë paraprake ndërsa po bëhen kontrollet për sigurinë e saj. Ka pasur një numër rastesh në Evropë me efekte anësore të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine.
Mirëpo, ekspertet thonë se numri i këtyre rasteve është në përputhje me numrin minimal të rasteve që mund të ndodhin në popullatën e përgjithshme.
Ekspertë të sigurisë së vaksinave nga OBSH do të takohen nesër (e marte) për të diskutuar rreth kësaj problematike e po ashtu në anën tjetër Agjencia Evropiane e Barnave do të takohet nesër ndërsa pritet të del me një vendim këtë të enjte. /Mesazhi.com