Aston Villa dhe Liverpooli kanë barazuar të hënën mbrëma në ndeshjen dramatike të xhiros së 37-të që u mbyll 3:3.
Me pikën e fituar, Aston Villa ka bërë hap tjetër para për të siguruar garën elitare evropiane, për herë të parë mbi katër dekada.
Portieri Emiliano Martinez shënoi autogol në minutën e dytë për epërsinë e Liverpoolit.
Youri Tielemans i barazoi shifrat në minutën e 12-të, kurse Cody Gakpo kaloi sërish në epërsi “të kuqtë”.
Jarrell Quansah në minutën e 48-të shënoi për 3:1.
Sfida u bë dramatike dhe u barazua me golat e Jhon Duran, në minutën e 85-të dhe të 88-të.
Liverpooli e ka siguruar vendin e tretë dhe ka 79 pikë, kurse Aston Villa ka 68 pikë.
Në rast se Tottenhami mposhtet nga Manchester City në ndeshjen e mbetur, Aston Villa avancon në Champions.