Nga gjiganti britanik që prodhon veturat ikonike sportive, thonë se kanë rikthyer emrin legjendar Vanquish – që ka motor V12.
Në aspektin teknik është vetura e parë e prodhuar nën drejtimin e drejtorit të ri të Aston Martin, Adrian Hallmark, që u largua nga Bentley.
Brenda një viti do të prodhohen 1 mijë sosh, dhe do t’i shpërndahen pronarëve të rinj nga vjeshta.
Kur flitet për motorin, kjo “bishë” prodhon 835 kuaj-fuqi, ku kjo veturë me benzinë ka ndërruesin automatik me tetë shpejtësi – që i mundëson Vanquish të arrijë shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë për 3.3 sekonda.
E shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike, pasi mund të përshkojë edhe atë prej mbi 320 kilometra në orë – që e bën veturën më të shpejtë serike të prodhuar nga Aston Martin.