Asteroidi më i madh do të kalojë sot pranë Tokës

Asteroidi që konsiderohet si më i madhi i këtij viti, sot do të kalojë shumë pranë Tokës.

Ai është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij me diametër 1.8 kilometra, ai nuk përbën kërcënim për planetin tonë.

Ky objekt hapësinor do të kalojë në një distancë të sigurt prej 4 milionë kilometra, rreth 10 herë më shumë se distanca mesatare mes Tokës dhe Hënës.

Ky asteroid do të jetë i dukshëm me teleskop, sidomos nga Australia. Ai do të lëvizë me një shpejtësi 20 herë më të madhe se e plumbit. /tvklan.al