83 vite pasi hoqi dorë nga masteri për dashurinë, Virginia Hislop ka arritur të diplomohet. Rasti i 105 vjeçares na tregon se nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat.
Rrugëtimi i saj në universitetin e Stanford nisi në vitin 1936, ku ajo kreu bachelorin. Mori diplomën në vitin 1940 dhe në këtë mënyrë do ndiqte dëshirën e saj për t’u bërë mësuese.
Teksa po përgatitej për të vijuar me masterin, plasi Lufta e Dytë Botërore dhe i dashuri i saj George u caktua si ushtar. Ata u detyruan të martoheshin dhe Virginia hoqi dorë nga planet e tjera.
Hislop ka një karrierë të gjatë në fushën e marrëdhënieve politike në Uashington dhe ka qenë pjesë e bordit të Heritage University për më shumë se 20 vite.
Mirëpo, masteri i saj mbeti në harresë…
Së fundmi, thjeshtri i saj Doug Jensen kontaktoi Universitetin e Stanford. Virginia kishte të gjitha kreditet për të vijuar më tej, i mungonte vetëm teza përfundimtare. Gjë të cilën e ka realizuar sot, në moshën 105 vjeçare.
“O zot i madh, kam pritur kaq gjatë për këtë ditë”, përfundon e moshuara.