Asnjë i mbijetuar nga avioni rus që ishte nisur për në Siri

92 pasagjerët që gjendeshin në bordin e avionit ushtarak rus i cili u rrëzua në Detin e Zi, raportohet se kanë vdekur.

Avioni u zhduk nga radari dy minuta pas ngritjes nga resorti turistik i Soçit saktësisht në 05:25 teksa shkonte për Larakias në Siri, tha Ministria ruse e Mbrotjes, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Mbetjet dhe rreth 11 trupa të pajetë janë gjetur.

Avioni Tu-154 mbante ushtarë, gazetarë dhe 64 anëtar të famshmëm të ansamblit të muzikës Aleksandrov, që do t’i shërbenin trupave rusë, njofton Klan Kosova.

Ministri i transportit të Rusisë ka thënë se hetuesit janë në kërkim e sipër për të kuptuar arsyet e kësaj përplasjeje që ka ndodhur ndonëse nuk ka përjashtuar dhe mundësinë e ndonjë sulmi terrorist.