Pas triumfit në derbi, i cili vlente më shumë për Interin pasi u kurorëzua kampion i Italisë, Kristjan Asllani foli si tifoz këtë sukses për mikrofonin e “Inter TV”.
“Jemi të lumtur, kemi luftuar dhe e dëshironim shumë këtë titull. Nuk kam fjalë. Kam shumë emocione pasi jam edhe tifoz i Interit”, tha mesfushori shqiptar.
Mesfushori vlerësoi edhe tifozët zikaltër, të cilët edhe pse në udhëtim ishin të shumtë në numër.
“Tifozët ishin të magjishëm pasi ishin të shumtë në numër. Na kanë mbështetur dhe atmosfera e krijuar është magjike. Mbase ende nuk e kuptoj se çfarë kemi arritur”, tregon shqiptari.
I pyetur nëse ky titull ishte i veçantë pasi u arrit përballë fqinjëve kuqezi, Asllani tha: “Është e vërtetë edhe pse kurrë nuk e kemi pranuar në publik. Mbase triumfi në derbi vlen diçka më shumë. E dëshironim shumë këtë sukses”.