Ballina Sport Futboll Asllani kërkon largimin nga Interi

Asllani kërkon largimin nga Interi

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani pritet të largohet nga skuadra e Interit këtë verë.

Mediumet italiane, kanë raportuar se Asllani nuk është aspak i kënaqur me minutazhën e tij këtë sezon dhe tashmë ka kërkuar largimin nga Interi.

Tek Interi, janë të gatshëm ta lirojnë Asllanin por vetëm në verë pasi trajneri Simone Inzaghi dëshiron ta mbajë mesfushorin shqiptar deri në fund të sezonit.

Verën e fundit, Interi refuzoi 25 milionë euro për kartonin e Asllanit, i cili ka kontratë deri në vitin 2028.

24-vjeçari, këtë sezon ka regjistruar në total 11 paraqitje, prej të cilave 8 në Serie A, si dhe ka bërë 1 asistim.

Exit mobile version