Ballina Sport Futboll Asistim i Kryeziut në fitoren e Zuerichut

Asistim i Kryeziut në fitoren e Zuerichut

Zuerichu i Zvicrës fitoi thellë ndaj Shelbournet të Irlandës të enjten mbrëma, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kontribut në fitoren 3:0 të skuadrës zvicerane dha edhe Mirlind Kryeziu.

Ai asistoi në golin e fundit në ndeshje, në minutën e 58-të.

Kryeziu e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes, ndërsa Bledian Krasniqi luajti deri në minutën e 59-të. Labinot Bajrami dhe Lindrit Kamberi ishin në bankën rezervë.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Irlandë.

Exit mobile version