Zuerichu i Zvicrës fitoi thellë ndaj Shelbournet të Irlandës të enjten mbrëma, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kontribut në fitoren 3:0 të skuadrës zvicerane dha edhe Mirlind Kryeziu.
Ai asistoi në golin e fundit në ndeshje, në minutën e 58-të.
Kryeziu e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes, ndërsa Bledian Krasniqi luajti deri në minutën e 59-të. Labinot Bajrami dhe Lindrit Kamberi ishin në bankën rezervë.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Irlandë.