Asistenca sociale nga nesër shpërndahet në Postën e Kosovës

Posta e Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga muaji tetor ndihmat sociale do të shpërndahen përmes zyrave postare të Postës.

Më herët kjo është bërë vetëm përmes bankave. Me këtë rast, nesër në zyrën postare që ndodhet në objektin kryesor të Postës, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, do të bëhet shpërndarja e ndihmës së parë sociale në Postë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministra të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarë tjerë të lartë. /Mesazhi/