Në historinë politike njerëzore nuk është derdhur gjak më shumë sesa gjaku i konkurrencës për pushtet dhe nuk ka ndonje temë që është diskutuar aq shumë nga filozofët politikë sa është shkruajtur dhe diskutuar rreth pyetjes: Se kush ka më shumë të drejtë dhe është më meritorë për pushtet?.
Kursi i historisë njerëzore në vija të gjera ka rezultuar në tre metoda për të fituar pushtetin:
1. Nëpërmjet forcës ushtarake, që fuqinë e bënë kriterin kryesorë të marrjes së pushtetit, pra pushteti u takon atyre që kanë fuqinë dhe e përdorin atë, dhe me këtë logjikë forca mbizotëronë mbi të vërtetën, megjithëse në filozofinë morale focra nuk e posedon gjithmonë të drejtën.
2. Nëpërmjet trashëgimisë zakonore që kufizon pushtetin në një familje, klan apo fis dhe shoqëria e pranon atë me fuqinë e zakonit pa vënë në dyshim të drejtën e asaj familjeje apo atij klani për të sunduar.
3. Nëpërmjet konsensusit dhe kontraktimit të bazuar në zgjedhjen e lirë të popullit për të zgjedhur kush do t’i qeverisur ata, pa kurfar presioni nga ndonje forcës shtrënguese apo zakon mbizotërues.
Feja Islami në substancën e saj ka paraqitur vizionim për përgjigjen e pyetjes: Kush ka të drejtë të sundojë. Përgjigjja islame në vija të trasha miraton opsionin e tretë: zgjedhja e lirë e pushtetarëve përmes diskutimit, kompromisit dhe kontraktimit pa detyrim ose imponim.
Vizioni islamik erdhi në përgjigjen e kësaj pyetjeje në një term të njohur islam, i cili është ESH-SHURA- KONSULTA, i Plotfuqishmi në përshkrimin e besimtarëve thotë: “Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë.”Ky parim kuranor në gjenezen e tij (pa i futur komentet e rrethanave kohore dhe vendore të pushtetarëve), sinjalizon se një pushtetar është jo legjitim pa u zgjedhur nga shumica e popullit të tij. Në të kundërten ai është uzurpator i pushtetit dhe i të drejtës se popullit për të zgjedhur atë qe donë. Derisa sot po përkujtojmë diten e Ashurës, dhe shumë nga ne janë edhe agjerushem, është mirë të përkujtojmë zotriun e deshmorëve, atë qe u rrit dhe u edukua në prehrin e Pejgamberit a.s., nipin e tij Imam Huseinin i cili duke mbrojture pikërishtë parimin e Esh-shuras u ekzekutua dhe u masakrua në Qerbela. Zoti na e pranofte agjerimin e ashurës dhe na bëftë të vetëdijshëm për rëndësinë e përfundimit të zullumqarëve kush do qofshin ata, e ky besoj është mesazhi më i rëndësishëm i Ashurës.