Ashtu si në një film horror: Ky robot nënujor vjen me muzikën drithëruese

Robotët me katër këmbë, nga pamja e tyre, ndonjëherë na bëjnë të ndihemi të pakëndshëm dhe të tmerruar. Me muzikë drithëruese janë edhe më të frikshëm.

Tashmë kemi pasur rastin të njihemi me robotët me katër këmbë, të cilët ngjajnë me qentë, nga kompania Boston Dynamics dhe MAB Robotics.

Ato zakonisht zbukurohen me një pamje dhe disa funksione, të cilat në vetvete janë të tmerrshme.

Tani, MAB Robotics ka krijuar dhe shfaqur robotin me këmbë Honey Badger që mund të ecë nën ujë.

Është interesante se hapat që ai hedh nën ujë krijojnë një tingull të çuditshëm, i cili është tmerrësisht alarmues.

Duket sikur ekipi inxhinierik punësoi John Carpenter për të krijuar muzikën për këtë robot, dhe është veçanërisht e dukshme dhe e frikshme se si roboti lëviz dhe i afrohet kamerës.