Ballina Lajmet Kosovë Asgjësohen 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike

Asgjësohen 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se sot janë asgjësuar 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike nga agjencitë që funksionojnë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mallrat e ndaluar dhe sekuestruar sipas AUV-it kanë tentuar të futen ilegalisht ne territorin e Republikës se Kosovës.

“Këto mallra në momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim brenda vendit. Inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë konstatuar se mallrave u mungon dokumentacioni i cili garanton sigurinë, cilësinë dhe kualitetin e produkteve.”

“Produktet kanë qen pa, çertifikata shëndetësore, çertifikata e origjinës dhe dokumentacioni tjetër përcjellës. Përveç dokumentacionit, kushtet e ruajtjes dhe transportit nuk kanë qen adekuate sipas standardeve”, thekson AUV.

Bazuar në këto mangësi është vendosur qe kjo sasi e produkteve ushqimore dhe higjienike të asgjësohet për të pamundësuar daljen e tyre ne treg ku do të rrezikohej shëndeti i qytetareve. Asgjësimi është kryer nen mbikëqyrjen e inspektorëve të agjencive ne kuadër të MIK-ut, ne depon e mbeturinave në Mirash Obiliq.

Të tri autoritetet për ruajtjen e kufirit janë te përkushtuara maksimalisht qe të parandalojnë hyrjen e mallrave ne mënyrë ilegale dhe të pa kontrolluar, për të i’u shmangur kontrollit shëndetësor dhe taksave shtetërore.

Të gjitha mallrat qe ndalohen pa dokumentacion ne tërë territorin e Republikës se Kosovës do të sekuestrohen dhe asgjësohen. Për kryesit e këtyre veprave do të iniciohen procedura ndëshkimore.

Exit mobile version