Asgjë nuk ecën, Mourinho drejt shkarkimit!

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 29: Jose Mourinho, Manager of Manchester United reacts during the Premier League match between Manchester United and Arsenal at Old Trafford on April 29, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Zjarri i Djajve të Kuq nuk e ngroh më Jose Mourinhon. Për portugezin ka nisur një dimër i acartë në Old Trafford  ku zhgënjimi i fundit në kampionat ndaj Southamptonit thellon edhe më shumë ndasitë që janë krijuar mes tij klubit anglez dhe mbi të gjitha tifozëve, shkruan supersoprt.al.

Është e vërtetë se United ja doli të përmbyste situatën duke kthyer rezultatin nga 2-0 për Southampton në barazim 2-2, por nuk duhet harruar fakti se rivalët e tyre zbritën në fushë si përfaqësuesit e vendit të tretë nga fundi i tabelës së klasifikimit, të cilët nëse nuk do të kishin marrë pikën e vlefshme të barazimit do të ishin renditur të fundit.

Mjafton një panoramë e tillë për të konfirmuar lajmet që mbërrijnë tashmë nga Anglia, të cilat flasin me bindje se Jose Mourinho nuk është më special dhe se shkarkimi i tij gjatë orëve në vijim është hapi i rradhës për drejtuesit e klubit të United.

Spekulimet mediatike pohojnë se Mourinhos nuk i nglet tjetër veçse të shpresojë tek një mrekulli. Për të shtuar klimën negative shtojmë edhe pakënaqësitë dhe tensionin e krijuar me shumë lojtarë përfshi  Pogban dhe Lukakun.

Tashmë stoli i Mourinhos është basti më i preferuar në mbrëterinë e bashkuar me bookmakersat që e kuotojnë portugezin si teknikun që renditet i pari, pra me probabilitet më të lartë të shkarkimit.