Ballina Kuriozitete Artisti italian krijon kullën Eifel në një fushë

Artisti italian krijon kullën Eifel në një fushë

Ai ka dashur të nderojë qytetin që prej Lojërat Olimpike

Një artist italian ka vizatuar një kullë “Eiffel” më të madhe në një fushë pranë Veronës me rastin e Lojërave Oplimpike të Parisit të cilat që pritet të zhvillohen më 26 korrik deri më 11 gusht.


Dario Gambarin ka përdorur një traktor për të krijuar veprën e artit. Vepra e vizatuar ka një sipërfaqe prej 20,000 metrash katrorë dhe është krijuar në një parcelë në Castagnaro, në provincën e Veronës.

Poshtë kullës Eiffel janë vizatuar edhe 5 rrathët, simboli ikonë i Lojërave Olimpike, një event sportiv që bashkon popujt në mbarë botën.

Vlen të theksohet se kjo nuk është vepra e parë e këtij lloji e artistit italian pasi ai në të kaluarën ka krijuar portrete të ish-presidentëve amerikanë Barack Obama dhe Donald Trump, por edhe të Papa Françeskut.

Exit mobile version