Ballina Sport Futboll Artim Pollozhani emërohet trajner i Ballkanit

Artim Pollozhani emërohet trajner i Ballkanit

Artim Pollozhani do ta zëvendësoj Ilir Dajën në postin e trajnerit te skuadra e Ballkanit.

Kampioni i Kosovës në futboll, të hënën e ka prezantuar Pollozhanin, i cili do të jetë në krye të ekipit për sezonin 2024/25.

Detajet e marrëveshjes mes Ballkanit e Pollozhanit nuk janë zbuluar, por tek ekipi nga Suhareka presin të kenë suksese në këtë rrugëtim të ri me pasardhësin e Dajës.

Te Ballkani e kanë vlerësuar lart Pollozhanin, i cili e njeh mirë ambientin e klubit pasi për një periudhë të gjatë ka qenë asistent i Ilir Dajës.

“Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona. Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ballkanit.

Pollozhani u largua nga posti i drejtorit sportiv te Flamurtari i Vlorës për të marrë postin e kryetrajnerit të Ballkanit, në të cilin do të debutoj në ndeshjen kundër Prishtinës këtë vikend në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Ballkani prinë në tabelë me 7 pikë të mbledhura, sa i kanë edhe Prishtina, Suhareka e Malisheva por që e kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Exit mobile version