Ballina Lajmet Kosovë Artileria e FSK-së, Osmani dhe Maqedonci bashkë shohin municionin që u përdor...

Artileria e FSK-së, Osmani dhe Maqedonci bashkë shohin municionin që u përdor te stërvitja fushore

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i çeliktë”, ka organizuar sot Ditën e Vizitorëve.

Në këtë ngjarje e cila po mbahet në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë, ishte e pranishme dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Osmani së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, kanë parë nga afër municionin, I cili është përdorur tek kjo stervistje fushore. Osmani është njoftuar në detaje për llojet e armëve të cilat u përdoren në ushtrimin fushor “Ujku i çeliktë”.

Exit mobile version