Ballina Jeta Shëndetësi Artikujt ushqimorë që rrezikojnë zemrën tuaj

Artikujt ushqimorë që rrezikojnë zemrën tuaj

Ekzistojnë ushqime të cilat mund të na ndihmojnë që të mbrohemi nga problemet e mundshme me zemrën, megjithatë ekzistojnë edhe të tilla që mund të shkaktojnë probleme

Mishi i përpunuar në mënyrë industriale

Salsiçet, suxhuku, produktet e mishit të tharë dhe proshutat, madje edhe ato të bëra nga mishi i gjeldetit, në vete përmbajnë sasi të madhe të nitratit, nitritit dhe natriumit, të cilët ndërlidhen me problemet e zemrës. Mishi i përpunuar në mënyrë industriale gjithashtu përmban një përqindje të lartë të yndyrave të ngopura dhe pak proteina, dukshëm më pak se cilido mish i zakonshëm që mund ta përgatisni, transmeton Telegrafi.

Mishi i kuq

Edhe pse mishi i kuq është më i shëndetshëm sesa ai industrial, kjo nuk do të thotë se quhet tepruar, për shkak se ai përmban sasi të mëdha të yndyrave të ngopura.

Ushqimi i fërguar

Disa restorante e përdorin vajin disa herë para se ta heqin nga përdorimi, e një gjë e tillë bën që yndyrat me secilin përdorim të ri të bëhen gjithnjë e më të ngopura.

Pica

Duke u varur nga fakti se ku e blini, vetëm një pjesë mund të ketë dy të tretat e sasisë së rekomanduar ditore të yndyrave të ngopura. Edhe pse mund të duket se bëhet fjalë për djathë të vërtetë, shumë piceri përdorin produkte qumështi të përpunuara në mënyrë industriale.

Trans-yndyrat

Këto yndyra krijohen në procesin,i cili bën që vaji i bimëve të jetë më i dendur. Trans-yndyrat nisin nivelin e LDL-së, ose kolesterolit të keq, derisa njëkohësisht reduktojnë nivelin e HDL-së, kolesterolit të mirë. Edhe pse shumë prodhues e zvogëlojnë sasinë e trans-yndyrave në produktet e tyre, ato edhe më tutje mund të gjenden në disa margarina të caktuara.

Pijet e gazuara

Kur bëhet fjalë për sëmundje të zemrës, shumë njerëz mendojnë në kolesterol dhe yndyrë, por edhe sheqeri mund të jetë njëjtë i rrezikshëm në rast se konsumohet në sasi të mëdha. Vetëm një pije e gazuar në ditë mund për 20 për qind që ta rrisë rrezikun nga pësimi i sulmit në zemër.

Exit mobile version