“Arsyetimet për Mosfalje të Namazit: Nevoja për Pendim”

Prof. Driton Arifi

Arsyetimi për mosfalje të namazit, është një mëkat tjetër që edhe për të duhesh penduar.
Gjithë ato arsyetime e justifikime boshe për mos faljen e namazit që i sjellë në kokën tënde e të cilat ua thua ndonjëherë edhe njerëzve, dije që në fakt nuk janë tjetër vetëmse rrugë djallëzore e lajthitëse të armikut tënd-djallit të mallkuar, që të largojnë ty nga Zoti yt Bujar, I CIli për ty në këtë gjithësi gjithçka ka krijuar!
Eja në namaz!
Eja në shpëtim! Janë thirrje hyjnore që kurrë nuk duhet injoruar!

Prof. Driton Arifi